Foto Ilustruese

Kronikë

Durrës/ Vodhi 1 automjet në parkingun e portit, vihet në pranga 34-vjeçari nga Çekia

16 Korrik, 15:25| Përditesimi: 16 Korrik, 15:31

  • Share

Durrës-Një 34- vjeçar nga Çekia është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi një automjet në Durrës.

Automjeti ka qenë i parkuar në një prej parkingjeve të portit e më konkretisht te parkingu që ndodhet pranë kalatës "0". Autori Joan Kol, ka hyrë nga porti i peshkimit të ri pasi hyrja aty është e lirë. Nga aty ka shkuar te parkimi, ka hapur makinën dhe ka dalë po andej nga kishte hyrë.

Këqyrja e kamerave të sigurisë ka bërë që të identifikohet autori, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së një automjeti, në Portin e Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Joan Kol, 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës’, njoftoi sot polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja".

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?