Një kapanon në Shkozet të Durrësit u improvizua në spital kafshësh për tre ditë.
Vullnetarët e organizatës “Jeta, kafshët dhe njerëzit” ndërmorën fushatën e sterilizimit, kastrimit dhe vaksinimit të qenve, maceve endacake e jo vetëm. Nga ky projekt përfituan edhe qytetarët që patën mundësi të kastrojnë kafshët shtëpiake pa pagesë.
‘Një mace. Të them të drejtën e kam gjetur në rrugë. Më erdhi keq dhe e mora si mace e mbajta në shpi, i dhashë ushqim, e rrita. E kemi sjellë për sterilizim dhe do e marrim në shpi se goca e mban”- u shpreh një qytetar.
Drejtuesja e organizatës Xheni Muller (Myler) dhe veterineri Blendi Bejdoni thanë se qëllimi kryesor është ulja e numrit të kafshëve endacake në qytet.
‘Kafshë kemi pasur mundësi të kastrojmë 99 qenë dhe 21 mace, diçka që mua më gëzoi shumë pasi në fillim dukej që nuk ishte kaq shumë i populluar si projekt. Por shumica e kafshëve janë me pronar dhe gjysma janë pa pronar. Janë vullnetarë që i ushqejnë dhe kujdesen në rrugë’- tha Muller, nga organizata ‘JTM’.
“Qëllimi është që të bëjmë sterilizimin dhe kastrimin në masë, që do duhet të punojmë shpejt dhe të jemi sa më shumë të organizuar. Nuk është numër i vogël. Është një numër i mirë”.- u shpreh Blendi Bejdoni, veteriner.
Në tre vitet e fundit janë kryer vullnetarisht 1200 ndërhyrje dhe më pas qentë e macet rikthehen në rrugë të matrikulluar. Vullnetarët gjithashtu sensibilizojnë qytetarët që të mos blejnë kafshë shtëpiake por ti adaptojnë ato.
Tek ne nuk gjen qen rrugesh,ndonje mace dhe mundet.Qente dhe jo vetem,mbahen ne strehime,te org.humanitare,jo fitimprurese,qe shpenzimet i nxjerrin nga donacionet,por po te adoptosh nje qen duhet te paguash 40 $ ne mos gaboj.Dhe kur merr qen duhet patjeter t'a regjistrosh ne bashki se te duhet license per mbajtjen e tij,e bejne kete per te patur kontroll mbi terbimin me ane te vaksinave,ama sic thashe qen rrugesh nuk te ze syri,po keshtu dhe qente qe kane pronar,nuk i shikon kurre pa /leash/ te livadhisin si te duan.Ne Shqiperi nuk mjafton sterilizimi ,se per te kafshuar prape kafshojne,duhet gjetur nje zgjidhje,duhen hequr nga rruget,se prishin imazhin e qyteteve,perhapin semundje,rrezikojne njerezit me kafshimet e tyre dhe na bejne te dukemi si vend afrikan i varfer.
PërgjigjuDuhet gjetur vend per ti sistemuar keta kafshe te gjora mbasi sado ti stirilizoni prap endacake jane dhe te frikshem ne mes te qytetit
PërgjigjuNGRITJA E QENDRAVE TE STREHIMIT TE ENDACA KEVE ESHTE SHUME E RENDESISHME DHE ZGJIDH PROBLEMIN E PAKESIMIT TE TYRE NDER AMBIENTET PUBLIKE. KJO TE FUTET SI DETYRIM LIGJOR OER PUSHTETIN VENDOR. ESHTE STANDART I BE DHE AKT I NJE QEVERISJEJE HUNANE.
PërgjigjuShteti jo te bej vetem sterilizim dhe ti leri rrugeve ato kafshe te gjora por cdo bashki te ngrej qendra strehimi me kujdesje dhe cdo qytetar te paguaje nje takse deri sa te vije koha te mos shtohen rrugeve ne menyre te pakontrolluar ai e ka Europa
Përgjigju