Durrës/ Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Golemit dhe në ‘Sektor Teuta’, sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë! Nën hetim administratorët

21 Korrik 2023, 13:42| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 14:08

  • Share

Tre raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe me mungesës të vrojtuesve, janë konstatuar në plazhin e Golemit dhe të “Sektor Teuta”, ku për pasojë u vunë nën hetim 3 administratorët e 196 çadrave dhe 392 shezlongëve.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë dhe i sigurtë", kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.    

Si rezultat, u konstatuan 4 raste të tjera të këtyre paligjshmërive, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për për shtetasit:   

-L. K., 59 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta" dhe nuk kishte vrojtues plazhi; 

- Ll. M., 56 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta" dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

-A. H., 39 vjeç, pasi kishte vendosur 252 shezlongë dhe 126 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin e Golemit dhe nuk kishte vrojtues plazhi; 

-F. F., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shfrytëzonte një parcelë plazhi, në mënyrë të paligjshme.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore, në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjit.

Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?