VIDEO/Durrës, zaptuan plazhin publik pa leje, policia heq 836 shezglongë dhe çadra në zonën e Porto Romanos

24 Qershor 2023, 13:14| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 13:19

  • Share

Policia ka pastruar nga shezlongët privatë të vendosura pa leje hapësirën publike për pushuesit në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar "Plazh i lirë" janë larguar dhe sekuestruar plot 836 shezlongë dhe çadra të cilat ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 administratorë

-A. Z., 43 vjeç, pasi kishte vendosur 88 shezlongë dhe 16 çadra, pa lejen përkatëse;

-F. E., 47 vjeç, pasi kishte vendosur 152 shezlongë dhe 66 çadra, pa lejen përkatëse;

-Gj. B., 55 vjeç, pasi kishte vendosur 40 shezlongë dhe 20 çadra, pa lejen përkatëse;

-L. B., 53 vjeç, pasi kishte vendosur 300 shezlongë dhe 150 çadra, pa lejen përkatëse.

Plani operacional "Plazh i lirë", vijon. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?