Durrës-Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit.
Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se në në lagjen nr. 1 hoqën 182 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga një 36-vjeçar dhe një 70-vjeçare.
Të dy do të hetohen në gjendje të lirë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1., në dy hapësira publike në bregdet u hoqën dhe u sekuestruan 182 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, të dy banues në Durrës”, njoftoi sot policia.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Komente
