I vendosi 3 herë tritol mobilerisë në Durrës, në pranga 33-vjeçari nga Kruja! Momenti kur ndez lëndën shpërthyese (VIDEO)

7 Prill, 12:02| Përditesimi: 7 Prill, 13:37

  • Share

DURRËS- Alban Qira, 33-vjeç nga Borizana e Krujës është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se i ka vënë tre herë tritol mobilierisë në pronësi të Artan Allës.

Hera e fundit kur 33-vjeçari i vendosi tritolin mobilierisë së 48-vjeçarit në fshatin Kodër-Rrashbull, ishte 4 ditë më parë (3 prill), duke hedhur në erë fasadën dyqanit të “Luart Mobileri” pas mesnate.

Nga kamerat e sigurisë në zonë, është filmuar Alban Qira, në një rrugë këmbësorësh, në një moment teksa ndez minën artizanale me qëllim për ta hedhur para mobilierisë.

Ai shihet i maskuar me kapele dhe maskë kirurgjikale, ndërsa kujdeset që mos të shikohet nga drejtuesit e mjeteve në rrugë.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Polici ka dyshimet se Alban Qira është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.

Burime nga policia për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari nuk ka folur dhe mohon të jetë autori. Por provat e sekuestruara e vendosin atë me shpatulla pas muri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?