Kronikë

Durrës/ Plagosja me armë e 28-vjeçarit për një parkim në Hamallaj, arrestohet 37-vjeçari dhe nipi! Në kërkim i vëllai dhe një tjetër

21 Gusht, 09:43| Përditesimi: 21 Gusht, 11:34

  • Share

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me armë të 28-vjeçarit Liridon Rata një ditë më parë në Hamallaj të Durrësit pas një konflikti për parkimin e një automjeti. Në pranga janë vënë Alfons Lekgegaj, 37-vjeç, dhe Armen Sabliqi, 18-vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur Altin Lekgegaj, 44-vjeç dhe Serxho Lekgegaj, 21-vjeç.

Sipas policisë, Alfons Lekgegaj bashkë me vëllain Altin Lekgegaj dhe nipin e tyre Serxho Lekgegaj është konfliktuar fillimisht me sende të forta dhe më pas ka tentuar që të vrasë me armë zjarri 28-vjeçarin. Policia thotë se armën e posedonte pa leje, ndërsa 28-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është shënuar rreth orës 17:00 të së mërkurës në fshatin Hamallë Sektor, në zonën e bregut të detit, dhe shkak i sherrit ka qenë parkimi i automjetit të 37-vjeçarit përpara zonës së plazhit. Policia ushtroi kontrolle edhe në lokalin e Armen Sabliqit të arrestuar, ku u gjetën edhe dy thika që ai mbante pa leje

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44 vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37 vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës.", njofton policia.

Ndaj 37-vjeçarit Alfons Lekgegaj rëndon akuza e tentativës për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Armen Sabliqi akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa ndaj dy të tjerëve në kërkim rëndon akuza e tentativës së vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe dhe të armëmbajtjes pa leje.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre: 
Alfons Lekgegaj, 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Armen Sabliqi, 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Altin Lekgegaj, 44 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Serxho Lekgegaj, 21 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • renato: 21/08/2025 12:12

    Malokëri e ndyrë,kafshë shpellarë që nuk bëhen njerëz,çfar duan në bregdet shpellarët....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?