DURRËS- Pas zbulimit të bazës së armëve në Vlorë dy ditë më parë (7 mars), një tjetër depo që furnizon grupet kriminale me armatime është zbuluar në Shkallnur të Durrës.
Në pranga të policisë kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t'u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua e u prangos nga policia.
Ndërhyrja e policisë u krye pas hetimeve se dy të rinjtë mbanin të fshehura armë zjarri luftarake kallashnikovë që më pas ua shisnin grupeve kriminale.
‘Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.’- thotë policia.
Brenda në bazë u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia kishte ngritur kurth për të zbuluar bazën e armatimeve në Shkallnur të Durrës. Një efektiv policie ka organizuar një blerje të simuluar të armëve. Pasi është rënë dakord është caktuar dhe ora dhe vendi se ku do të bëhej blerja. Pikërisht në momentin e shkëmbimit është bërë ndërhyrja për arresimin e autorëve.
Më parë policia kishte marrë informacion në rrugë operative për aktivitetin kriminal. Skema, është e njëjta me atë të përdorur dhe më parë për kapjen e personave që trafikonin mina me telekomandë dhe lëndë plasëse. Në pranga ranë Hekuran Troplini dhe Emilajno Pasho, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Artur Korriku
Keta policet e shkret vene koken ne rrezik gjyqtaret pisa u marin leket dhe i nxjerin nga burgu
PërgjigjuNuk iku dot palluqja nje muaj ka qe ka dale nga burgu
PërgjigjuDuhen ashpersuar denimet per keta lloj pisash sepse dalin shpejt dhe i rikthehen aktivitetit kriminal.
Përgjigjumvje keq per policine se lodhen duke kap kto legenat dhe i nxierrin shpejt
Bravo policise Bravo
PërgjigjuPune e mire e policise, respekte!
PërgjigjuNqs Shteti dhe Policia do, te gjen dhe ne P... semes te fshihesh. Respekte per Policine.
Përgjigju