Një zjarr është regjistruar këtë të diel te tregu i hapur në Durrës, në sektorin Hekurudha, por u shua shpejt falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse që kontribuan në shuarjen e flakëve erdhën edhe nga Kavaja e Shijaku. Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm materiale, përfshirë tezgat e tregtarëve ambulantë. Shumica e tregtarëve në këtë treg arritën të zhvendosin në kohë mallin e tyre, duke e shpëtuar nga flakët.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Pas 4 orësh, vihen nën kontroll flakët në Hoshtimë, policia evakuoi banorët! 2 vatra zjarri aktive në vend (VIDEO)
K.M/ReportTv.al
