Sociale

Durrës/ Zvarriten punimet për tregun agro-ushqimor, tregtarët shesin pa kushte higjieno-sanitare: Kemi 4 muaj në rrugë, duhet të ishim futur brenda tetorit

2 Nëntor 2021, 19:28| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 19:32

  • Share

Prej 4 muajsh është mbyllur tregu agro-ushqimor në Durrës, i cili po i nënshtrohet rikonstruksionit. Punimet e nisura në muajin korrik duhet të përfundonin më 1 nëntor, por ky afat tashmë është tejkaluar.

“Report Tv” ndoqi nga afër punimet për rikonstruksionin e të vetmit treg agro-ushqimor të shitjes me pakicë. Aktualisht janë kryer punimet nëntokësore, ndërsa po vijon puna me ngritjen e strukturave metalike, por ende nuk ka nisur mbulimi i tregut.

Zvarritja e punimeve ka ndikuar negativisht tek tregtarët të cilët shesin jashtë çdo lloj kushti higjieno-sanitar në tregun e improvizuar tek “Fusha e Rërës”.

"Po ne e kishim për të hyrë në fund të tetorit, se afati ishte 112 për punimet. Tani llafe dëgjojmë se do hyjmë më 15 nëntor, por gjë të sigurt nuk kemi", tha një tregtar.

"Kemi 4 muaj këtu në rrugë, në shi kemi ndenjur. Këtu është shtëpi pa çati", shprehen ata. 

Mbetet ende e qartë edhe sa kohë do të marrë kompania e tenderuar nga Bashkia e Durrësit për përfundimin e punimeve. Në kantier mungon tabela me afatin e nisjes dhe përfundimit të punimeve, vlerën e investimit e cila duket se është hequr kohët e fundit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?