Politikë

Rama më i votuari në Durrës, Lefter Koka pas tij! Surpriza në PD, i pari Igli Cara, ndiqet nga Manjola Luku dhe 22-vjeçarja që kandidon për herë të parë

29 Prill 2021, 23:24| Përditesimi: 29 Prill 2021, 23:25

  • Share

Mbyllet numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Durrës. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte renditur i 8 në listë ka rezulton kandidati më i votuar në këtë qark me 15871 vota. Pas Ramës, më i votuari është Lefter Koka me 9609 vota. Pastaj vjen kandidati për deputet Rrahman Rraja i cili ka arritur që të marrë 7759 vota.  I 4 më i votuari në këtë qark është Yurgis Çyrbja me 6583 vota.

Nga Lista e Partisë Demokratike, dy kandidatet më të votuara janë dy femra. Lista kryesohet nga Igli Cara me 6952 vota, e dyta kalon Manjola Luku me 6108 vota. Pas saj vjen Andia Ulliri, e cila kandidon për herë të parë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe është vetëm 22-vjeçe dhe ka arritur që të fitojë 5595 vota.


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?