Durrësi 1 vit pas tërmetit! 600 familje u rikthyen në banesa! Sako: Brenda 6 muajsh ndërtohen 35 pallate të reja

26 Nëntor 2020, 12:00| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 14:23

  • Share

DURRES - Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi më së shumti Durrësin, sfida mbetet ende e madhe për bashkinë e qytetit bregdetar. Disa prej familjeve që jetonin me qira janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre.

“Ne kemi dhënë bonusin e qirasë, për 4800 familje që nga dhjetori i 2019 dhe deri në këtë periudhë. Tani kemi filluar ta zbresim këtë numër pasi shumë familje e kanë përfunduar këto riparimet e brendshëm dhe po zbresin nga procesi i bonusit. Ky numër ka shkuar në 4200 tani”, thotë kryebashkiakja e Durrës, Emirjana Sako.

Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiakja Sako tha se janë thënë grantet e rindërtimit për 9700 familje, të cilat po kryejnë vete riparimet në banesa.

“Kemi dhënë grantet për 9700 familje, të cilët po bëjnë riparimet një pjesë e tyre i ka përfunduar punimet në ambientet e brendshme, pjesa tjetër është në punime e sipër për kategoritë e dëmeve të mesme e të lehta. Paralel me këtë punë, ne po punojmë me ambientet e përbashkëta  Kemi 458 pallate që po merementohen, si shkallla , ashensori. Këto dhe një pjesë tjetër në procedurë akoma, rreth 615 pallate të gjitha këto deri në fund të Janarit do të jenë të përfunduara dhe banorët do të futen në banesat e tyre”, shtoi kryetarja e Bashkisë.

Sa i përket pallateve që u shemben plotësisht, Sako tha se aktualisht ka nisur ndërtimi i dy pallate dhe brenda 6 muajve do të përfundojnë 35 të tillë.

“Do të jetë në kohë të limitura sepse ne parashikojmë që brenda 6 muajve nga fillimi i këtyre punimeve do të dorëzojhmë çelësat për këta qytetarë”, tha Sako.

Ndërsa për banesat private në zonat rurale ka filluar puna për rindërtimin e tyre. Janë në total 1 024 shtëpi që do të rindërtohen në të gjitha njësite vendore të Durrësit.

 “Ka filluar puna në të gjitha njësitë dhe parashikojmë që do të kemi familjet e para që do të hynë brenda dhjetorit në banesat e reja. Sigurisht numri është i lartë, janë 1024 banesa të cilat do të ndërtohen nga e para dhe ky proces do të vij edhe vitin tjetër. Jemi me ritëm shumë të mirë aty”, theksoi kryebashkiakja Emirjana Sako.

Në Durrës po ndërtohen 31 shkolla të reja dhe 7 po rikonstruktohen.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 26/11/2020 12:34

    Pse nuk e shkruani sic eshte ,kryebashkiakja e emeruar,te pakten gjush hajduti ishte i zgjedhur me vota,jo si kjo e emeruar per merita te vecanta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?