Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Durrës/Pëson infarkt teksa lahej në det, humb jetën turisti zviceran

1 Korrik 2018, 16:05| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 16:21

  • Share

Një turist nga Zvicra ka humbur jetën teksa po pushonte në plazhin e Durrësit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 66-vjeçari me inicialet N. I., ka humbur jetën në det.

66-vjeçari ka qenë duke u larë në det kur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në Plazh.

Pas rastit, policia ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Durrësit, si ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 30.06.2018, në lagjen Nr.13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?