Foto ilustruese

Durrës/Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë në këmbë 15-vjeçari

4 Maj 2022, 09:31| Përditesimi: 4 Maj 2022, 09:34

  • Share

Mëngjesin e sotëm në Durrës ka ndodhur një përplasje midis dy adoleshentëve, ku një 15-vjeçar nga Durrësi ka mbetur i plagosur nga bashkëmoshatari i tij.

Mësohet se 15-vjeçari me iniciale A.Ç ka plagosur me thikë në këmbë bashkëmoshatarin e tij.

Bëhet e ditur se konflikti midis dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka kapur në flagrancë autorin ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?