Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë 39-vjeçari me iniciale M. A., i cili banonte pranë vendit ku u gjet i vdekur.
Mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se i riu ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento