Durrsakja i kthente në miliona vjedhjet e grupit të kasafortave, hajdutët sulmonin shtëpi të VIP-ve në Tiranë

10 Shtator 2020, 18:23| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 18:48

  • Share

Bizhutë dhe sendet me vlerë që vidheshin nga grupi i kasafortave  fillimisht depozitoheshin në Durrës dhe më pas dërgoheshin jashtë Shqipërisë nga 33 vjeçarja e shpallur në kërkim. 

Kjo e fundit u identifikua nga policia pas finalizimit të operacionit të koduar “Sezoni” ku 1 ditë më parë në pranga përfunduan 3 nga hajdutët. Burime të policisë i treguan Report Tv që vendi ku ajo siguronte milionat nga sendet e çmuara ishte Maqedonia e Veriut.

33 vjeçarja nga Durrësi është pjesëtarja e vetme e identifikuar e pa arrestuar,  pasi këtë të enjte u kap Arjan Rrupi,  personi kyç në të paktën 8 vjedhje. Objekt i sulmit nga grupi ishin vilat luksoze, midis tyre shtëpia e një juristi dhe e një mjeku në Tiranë gjatë kohës kur të zotët ishin me pushime.

45 vjeçari Rrupi nga Durrësi është një emër i njohur për policinë pasi më herët ka qenë i dënuar  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e “Armëmbajtja pa leje”.

Për të vënë në jetë planin  hajdutët përdornin bllokues valësh si dhe pajisje të specializuar për hapjen e kasafortave.  Kjo pajisje nuk gjendet lehtë dhe e disponojnë grupet e strukturuara  kriminale  pasi për ta blerë atë duhen të paktën 200 mijë Euro, tregon një ekspert që heton vjedhjet.  Megjithatë pas shumë sekuestrimesh,  pajisja nuk ka rënë akoma në duart e policisë.  Bashkë me të mungojnë edhe dy kasaforta të tjera që u përkasin personave Vip në Tiranë. Nga ana tjetër bllokuesi i valëve të celularëve, sipas ekspertit të policisë, bllokonte fushëpamjen edhe për kamerat e sigurisë në zonë . Por një kamerë jashtë rrezes së bllokuesit ka filmuar njërin nga automjetet e grupit në një prej ngjarjeve. Grupi dyshohet që ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë veç bllokuesve të valëve përdorte pajisje speciale për të hapur dyert e blinduara pa dhunë. Sipas policisë nga kryerja e banesave, dyert nuk ishin dëmtuar dhe ishin hapur si me çelës. Pas arrestimit të Arjan Rrupit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë, shuma të konsiderueshme parash, veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?