Durrës/ Arrestohen 2 vëllezër, morën peng dhe kërcënuan 44-vjeçarin

31 Gusht, 15:25| Përditesimi: 31 Gusht, 15:59

  • Share

Vëllezerit Aleksandër dhe Lulash Gecaj u arrestuan ditën e sotme nga polcia në Durrës pasi morën peng një 44-vjeçar në makinë nga lagjja 13 deri në zonën e Kënetës.

Nuk dihet saktësisht shkaku, por paraprakisht thuhet se ai i kishte ofenduar.

Blutë sekuestruan makinën dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/ Morën në makinë pa dëshirën e tij  një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh,  pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e  kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin  kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 25 vjeç, dhe  L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues  në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tunxh o bir: 31/08/2024 23:13

    Maloqeri ceceni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?