Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të erërave të forta.
Efektivët me mjete lundruese arritën në kohë dhe nxorën të gjithë në breg, ku gjendeshin në gjendje të mirë shëndetësore.
'Durrës/ Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve.
Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.
Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore', njoftoi policia.
Komente
