Durrës/ Makina përplas 2 të mitur me monopatinë, dërgohen në spital! Policia shoqëron shoferin

17 Tetor, 21:40| Përditesimi: 17 Tetor, 22:32

  • Share

Një automjet ka përplasur 2 të mitur me monopatinë, mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 17, në Durrës.

Makina me drejtues shtetasin E. B., 19- vjeç, ka përplasur dy të miturit  të dy të moshës 16-vjeç, të cilët si pasojë e plagosjes janë dërguar në spital.

Policia bënë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat..

"Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë. Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?