DURRËS-Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një personi me sende të forta dy ditë më parë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.
Kapja e 22-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Durrës.
Sipas policisë, në bashkëpunim me vëllain e tij, personin me inicialet M. M., më datë 13.08.2023, 22- vjeçari ka goditur me sende të forta Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
‘Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
