Kronikë

Durrës/ U mbajt te shtylla e ndriçimit të rrugës, 43-vjeçari humb jetën pasi prek një kabllo elektrik të zhveshur (EMRI+VIDEO)

11 Shtator, 07:37| Përditesimi: 11 Shtator, 09:59

  • Share

DURRËS - Një burrë ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. 

Sipas dyshimeve fillestare, 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi ka qenë duke kaluar rrugën dhe është mbajtur me të dyja duart në shtyllën e ndriçimit të rrugës. Nga këqyrja në vendngjarje, dyshimet e para lidhen me faktin që në shtyllën e ndriçimit, në brendësi të saj, mund të ketë kabëll të zhveshur, që mund të jetë prekur nga Bardhyl Kaloshi, duke i marrë jetën menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.6, pranë stadiumit të futbollit në Durrës, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

"Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43  vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën",- njofton policia.

Kujtojmë se më 9 shtator një ngjarje e ngjashme ndodhi në Lezhë, ku një 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo eletrike të zhveshura teksa po ecte për në shtëpi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • qwerty: 11/09/2025 10:54

    O cfare tmerri! Ore si mund te vdesim kshu nga papergjegjshmeria e institucioneve ne 2025. Se na thone edhe 2027 jemi ne BE e po pergatisin cdo ligj te njehesuar me ligjet e EU dhe ktej njerezit vdesin nga kabllot e Belindes neper rruge. Sa turp dhe sa keq

    Përgjigju
  • tallava: 11/09/2025 10:22

    te hedhin ne gjyq bashkine dhe t i kerkojne demshperblim

    Përgjigju
  • Qytetari: 11/09/2025 09:29

    A mban njeri pergjegjesi ne kete vend? Rasti i dyte qe ndodh brenda pak ditesh. Sa e lire eshte jeta ne kete vend!

    Përgjigju
  • Linda: 11/09/2025 08:18

    Si mundet qe nje qytetar te humbi jeten nga kabllot elektrike te hedhura rrugeve dhe askush te mos gjykohet nga bashkia apo ministria e energjitikes???? Eshte rasti i dyte branda pak ditesh eshte skandaloze!!

    Përgjigju
  • Tani: 11/09/2025 07:46

    Tragjedi te perditshme qe ndodhin vetem ne boten e katert Shqiperi

    Përgjigju
    • Ceni.: 11/09/2025 10:50

      Mungesa e instalimit te nulifikimit mbrojtes te shtyllezimit metalik te linjave te ndricomit rrugor eshte shkaku i ngjarjes. Eshte nje situate e pranishme ne te gjitha linjat e TU.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?