Sociale

Durrës/ Rruga e re po ndërtohet pa trotuare, banorët e Spitallës në protestë: Do prishim avllitë vetëm të bëhen

15 Shtator, 17:09| Përditesimi: 15 Shtator, 17:19

  • Share

Rreth 300 familje që jetojnë përgjatë rrugës “Aristoteli” në zonën e Spitallës protestuan këtë të hënë për mungesën e trotuareve në segmentin që po i nënshtrohet rikonstruksionit me fondet e Këshillit të Qarkut të Durrësit.

Ata kërkojnë që investimi të sjellë një rrugë me standarde moderne, duke paralajmëruar se trotuaret me vetëm 30 centimetra gjerësi rrezikojnë të shkaktojnë aksidente të tjera, në një zonë ku deri tani kanë humbur jetën tre persona, dy prej të cilëve minorenë.

Komuniteti është i gatshëm të lejojë prishjen e avllive të shtëpive, për të mundësuar një rikonstruksion sipas parametrave bashkëkohorë në këtë aks prej 550 metrash.

Një tjetër problematikë e ngritur është edhe mungesa e rrjetit të kanalizimeve në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Sipas projektit të financuar me rreth 43 milionë lekë nga Këshilli i Qarkut të Durrësit, parashikohet rikonstruksioni i rrugës “Aristoteli” dhe sistemimi me asfalt i rrugës “Shekspir & Arzenta”. Punimet janë planifikuar të përfundojnë brenda pesë muajve. 

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?