Viktima Idajet Dulla dhe autori Arbër Kotaj

Kronikë

Vrau 33-vjeçarin me thikë për zënien e rrugës, Arbër Kotaj nuk pranohet në burgun e Durrësit

22 Shtator 2020, 21:38| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 21:54

  • Share

DURRËS - Arbër Kotaj, 26-vjeçari i cili vrau me thikë në zemër Idajet Dullën nuk është pranuar në paraburgimin në Durrës.

Kjo pasi ai është djali i i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, ky i fundit i arrestuar në vitin 2016 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai u akuzua se gjatë përllogaritjes së dënimit të Lulzim Berishës kishte bërë gabime të qëllimshme duke favorizuar lirimin e Berishës 2 vite e 7 muaj përpara përmbushjes së afatit për lirim.

Arbër Kotaj do të qëndrojë në burgun e Fushë-Krujës deri në përfundim të procesit për të.

26-vjeçari qëlloi me thikë në zemër 33-vjeçarin Idajet Dulla pas një konflikti të çastit, ngjarje e ndodhur ditën e shtunë (19 shtator) në zonën e quajtur shinat e trenit në Durrës.

Viktima i ka kërkuar llogari autorit Arbër Kotaj, shofer i një autobusi për zënien e rrugës me mjetin e tij.

Gjatë zënkës, Kotaj ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër. Si pasojë e goditjes, Idajet Dulla ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmisë së Kotaj, ai thotë se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

Ndërkohë që këtë të martë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Sipas informacioneve për Report Tv, 26-vjeçari është shprehur i penduar gjatë seancës gjyqësore, dhe i ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Komento

Komente

  • Shkodrani St: 23/09/2020 07:14

    Kenkan familje e nderume qytetare nga jugu i nderuar me Vlonjat Kavajse dhe Elbasanlli!!!

    Përgjigju
    • sigaskushi: 23/09/2020 08:40

      i ka kerki edhe ndjese familjes se viktimes.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?