Hugerta Meta, Pëllumb Meta dhe Amarildo Meta

Durrës/ Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët

19 Korrik, 12:29| Përditesimi: 19 Korrik, 15:08

  • Share

Në vazhdën e hetimeve për ngjarjen e rëndë të shkurtit të këtij viti në Shënavlash ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën, prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës, madje Hygerta Meta.

Nga prokuroria e Durrësit bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë motra e tyre Hygerta.

Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i posaçëm në Tiranë. Në këtë mënyrë dosja do të plotësohet me të gjithë elementët e saj e më pas do të formulohet akuza përfundimtare nga ana e organit të akuzës.

Në prokurori bëjnë me dije se, sjellja e tyre gjatë kësaj periudhe, kur ata janë në gjendje arresti, vajza në Tiranë e djemtë në Durrës, ka qenë krejtësisht normale. Më parë ata u dërguan në poligonin e qitjes ku që të tre dëshmuan se dinin të bënin qitje me pistoletë TT. Vajza ju nënshtrua edhe vizitës gjinekologjike ku u vërtetua virgjëria e saj e hodh poshtë dyshimi për ndonjë incest.

49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2024 00:19

    Qenkan keputur,viziti psiqike para komisionit! More zoterinj,vendosini ne fillim ne poligraf,te mesoni kush eshte e verteta,pastaj nxirreni vrasesin e vertete para komisionit tuaj me psikiater per te pare nese ka qene ne rregull nga trute apo jo,por keshtu sic e kini filluar ju,vrasja u be ne Shkurt e tani jemi ne Korrik,/shume shpejt/ po ecni,ngadalsoheni dhe ca me shume revanshin qe keni marre,se nuk prish pune, vrasje eshte,nuk eshte gje me rendesi,beheni si ata doktoret qe i nxorren viktimat e rrahjes te Rrajave,pas nje a dy muajve me hematoma te lehta sikur ishin rrahur me shpulla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?