Dvorani dhe Gjykata Kushtetuese

Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese? Kandidatura shqyrtohet sot në KED

14 Tetor 2022, 12:00| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 12:02

  • Share

Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. Kandidatuira e ish Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  do të shqyrtohet sot nga KED e re. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se sot pritet të ketë një vendim në lidhje me z. Dvorani, i cili kandidon për në Gjykatën Kushtetuese për vendin vakant të gjyqtarit Altin Binaj, të cili i mbaroi mandati.

Në mbledhjen e sotme të KED do të bëhet diskutimi i relacionit të përgatitur nga relatori Veizi. Aktualisht Dvorani aktualisht mban postin e gjyqtarit ne gjykatën e apelit administrativ, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvorani pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.

Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungës provash. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?