Dvorani u vlerësua nga DASH si një nga 12 personalitete në botë anti-korrupsion, Rama: U godit harbutërisht se s'iu dorëzua të keqes, inkurajim për reformën në drejtësi

23 Shkurt 2021, 16:05
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, si një nga 12 personalitete e spikatura në botë që ka luftuar korrupsionin. Rama shkruan se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen. Rama shkruan në tëitter se Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

"Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

U përplas me Metën për videon e Priftit, DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë! Reagon presidenti: Mafia ndërkombëtare


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?