Deputeti i PS, Erion Braçe

Politikë

‘Dëgjon kush në këtë vend'?’ Braçe: Bota ‘dridhet’ nga katastrofa ushqimore, ne kënaqemi me jonxhë  

20 Maj 2022, 22:50| Përditesimi: 20 Maj 2022, 22:53

  • Share

Lufta është pas pandemisë i dha një tjetër “goditje” krizë ushqimore. Lidhur me këtë ka ngritur shqetësimin e tij edhe deputeti i PS, Erion Braçe, i cili tha se teksa bota po “dridhet” nga katastrofa ushqimore shqiptarët kënaqen me jonxhën.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë të përqendrohet të prodhimi vendas dhe te bujqësia.

“Dëgjon kush në këtë vend? Do vijojmë me panaire koti apo do prodhojmë për bukë e ushqim?

E gjithë bota po dridhet nga katastrofa e ushqimit! Ne kënaqemi me jonxhën në panair! Eeej a jeni ne terezi apo jo?

lexoni e dëgjoni! Lufta e një fashisti po sjell një dëm afatgjatë mbi ushqimin, tregjet e drithërave dhe farërave vajore, jetike! Kjo është goditja e tretë; pandemia, ndryshimet klimatike, lufta!

E gjithë bota i është kthyer prodhimit vendas së pari, fshatit e bujqësisë;

Ne? Ne i bëjmë fshatit panaire! Nuk di! Buka, ushqimi nuk bëhet në panaire por në fusha dhe në kohën e vet!

Urdhërona, është koha e misrit; kemi shtuar ndonjë dynym apo vitin tjetër?

Dhe viti tjetër për misrin nis në maj! Kaq rëndë jemi!”, shkruan Braçe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 20/05/2022 23:55

    Te la mendja shume shpejt o Erjon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?