Dënohet gjyqtari i parë që u kap me shkelje të ligjit nga vettingu...nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

31 Maj 2019, 13:11| Përditesimi: 31 Maj 2019, 18:01

  • Share

Dënohet gjyqtari i parë që kaloi në sitën e vettingut ku ju zbuluan probleme me ligjin. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

Gjykata Penale e Tiranës dha sot këtë vendim ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar dënimin me 18 muaj në burg (1 vit e gjysëm). Ai u dënua me 9 muaj burg, që u konvertua në 18 muaj shërbim prove. Me këtë vendim edhe pse jo i formës së prerë, ish-gjyqtari nuk do të qëndrojë asnjë ditë pas hekurave.

Por si u zbulua dënimi i Thanzës që nxori në pah një nga skandalet e sistemit të drejtësisë?

Ishte procesi i vettingut dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit që zbuloi se Admir Thanza prej 19 vitesh fshihte një dënim të dhënë nga drejtësia italiane në vitin 1999 me akuzën e vjedhjes së sendeve dhe produkteve kozmetike në një supermarket në zonën e Pescarës.

Kjo gjetje e ONM-së bëri që më 17 korrik 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ta shkarkonte Thanzën nga detyra duke e nxjerrë jashtë sistemit.

Admir Thanza ankimoi vendimin, por edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimi i tij u la në fuqi. Vetë Thanza u shpreh se nuk e deklaroi në formular pasi nuk quhet dënim por marrëveshje me shtetin italian për të paguar me gjobë një vepër penale të kryer nga kunata e tij,  kur ata ndodheshin në Itali për kurimin e nipit të gjyqtarit.

Për këtë fshehje dënimi Thanza u shkarkua nga vettingu e më pas ishte prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet kryesisht duke e marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve dhe stampave.

Në karrierën e tij Thanza ka ngjitur shkallët e drejtësisë nga Gjykata e Shkodrës ku dhe ka fshehur dënimin në vitin 1999, gjykata e Lartë e Kushtetuese po ashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

E pikërisht kjo karrierë e tij sipas prokurorisë ka cënuar besimin e publikut dhe ai duhej dënuar pasi kishte ndikuar në krijimin e një imazhi të keq për gjyqtarët e prokurorët tek shoqëria.

Prokuroria pretendonte se Thanza me ndërgjegje fshehu dënimin e dhënë nga drejtësia italiane në vitin 1999, e për pasojë "një ish-gjyqtar i Lartë sipas prokurorit Habazaj cënoi rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë me këtë veprim që duhet shlyer ", argumentonte prokuroria.

Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës është pjesë e dënimeve alternative dhe detyron këdo të dënuar, në këtë rast gjyqtarin Thanz, të mos shoqërohet me persona me precedentë penale, të paraqitet tek oficeri i kontaktit një herë në muaj si dhe të mos kryejë sërish vepër penale. Ai do të qëndrojë në liri, por në rast të shkeljes së këtyre kushteve atëherë shërbimi i provës i kërkon gjykatës të konvertojë në burg dënimin e dhënë.

Kjo është pjesë e paketës së dënimeve alternative ku duke hequr dënimin me burg përdoret Shërbimi i Provës, monitorimi me GPS apo kthimi i ditëve të punës në interes publik në ditë të vuajtjes së dënimit. Prej më shumë se një dekade Shërbimi i Provës aplikohet në të gjithë vendin ndërsa pjesë e tij janë ata të dënuar që nuk kanë kryer krime të rënda apo krime ndaj jetës.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 01/06/2019 15:49

    Per tu cuditur se njerezit jana denuar me rende se ky hajdut vetem e vetem se kane ndryshuar konstruktin e shtepise. E cfar eshte ky denim per te asgje vetem nje pushim per vjedhjet qe i ka bere njerezve te thjeshte

    Përgjigju
  • sapa: 01/06/2019 07:19

    Kush te denon ne shqiperi more?Sot per sot eshte vendi me i korruptuar ne planet. Edhe brezat e sotem dhe ato te ardhshem nuk do arrijne te shohin shtet!

    Përgjigju
  • redi: 31/05/2019 17:56

    Vetem drejtesi nuk eshte kjo.Para ligjit te gjithe duhet te jene te barabarte.Atje ku nuk ka drejtesi nuk ka progres ekonomiko social.Cfar te themi?

    Përgjigju
  • Parti-Enver: 31/05/2019 16:01

    O Enver cou nga varri se vetem ti jua leron ketyre

    Përgjigju
  • REXHEP MUNDËS KASAP LEKA: 31/05/2019 15:41

    O ti mor admir thanza e more me shum vrull po huri në b*th tu ngul. E ska zot që hurin ta heq o admiri bark dreq. Tani mere një sham8 e fillo kërce gruja jot ti bi dajres kurse ti futi një të kërcyme. Po mos haroni me mar llallën e thartume që ju ju boni fatlum o admiri tullum.

    Përgjigju
  • Lexues: 31/05/2019 14:54

    E moret me qafe!!! Sherbim prove, e pranoj ta bej kot per 10 vjet..

    Përgjigju
  • Tirona: 31/05/2019 14:53

    Le te plasin te gjith nga inati qe ky iku nga puna me 5 miljon euro dhe denimin qe mori e ben me qef te madh biles e shoqeron me muzik denimin.. dhe do gezoj 3 breza te han te pin te bejn vetem qejf .. rroft pushteti popullor rroft vetingu .. rama ik.. hahaha

    Përgjigju
  • pll dega vore: 31/05/2019 14:44

    Shikoni gjyqetaret e pa afte-kriminal te korruptuar te dekretuar nga tradhetari i kombit Sali Ram Berisha. Gjyqetare Admir Thanza e Fatmira Hjdari dhe Aludin Malaj po lirojne kriminelet me burgim te perjetshem , per te mbushur valixhet me para. Ky lloje.sorollopi pa sholle juridike jane vegla te krimit te organizuar dhe korrupsionit per tre dekada. Te gjitha cilsite me te poshtra dhe te degjenerara ne bote i ka vetem komunisti vrases-sllavjan Sali Rankomilloshovici. Pese nuk arrestohet tradhetari dhe kryekrimineli i kombit Sali Berisha???? Kush po e pengon arrestimin e tij????

    Përgjigju
  • Cekja: 31/05/2019 14:29

    Lere lere se qenka keputur b***the gjykata per kete denim .Ai e ben me qef kete denim ne krahasim me ate qe ka pervetesuar ai

    Përgjigju
  • Ben: 31/05/2019 13:48

    Bravo Vetingu.Si e hidhte shurren perpjete ky karagjoz gjyqtar,kur ishte ne funksion.Fatkesqisht,kjo eshte Shqiperia,me njerez zorraxhi,por qe jane deputete,ministra,gjykates etj.Kjo pune vjen nga intelekti i dobet dhe mos edukimi shkollor,qe e kane te dobet ose fallco.A mund te jete deputet Nard Ndoka,Flamur Noka,Enkelejd Alibeaj e shume shume te tjere,qe jane super halabake?Keshtu jane te gjithe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?