Kronikë

Dënohet me 20 vite burg në Angli vrasësi shqiptar i njohur si 'Al Pacino'

3 Prill 2019, 14:33| Përditesimi: 3 Prill 2019, 14:34

  • Share

Mane Driza, shqiptari që njihet edhe si “Al Pacino”, është dënuar me 20 vite burgim nga një gjykatë angleze për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në Qershor 1999 në një banesë në Londër.

Stefan Bledar Mone vdiq pas disa goditjeve me thikë. E gjithw pwrleshja ndodhi pwr shkak tw dyshimeve se Stefan Bledar Mone i kishte vjedhur unazën e martesës.

Kjo është vrasja e pestë që rëndon mbi 41-vjeçarin. Gjykatësja që e dënoi me 20 vite burgim, tha se rasti i Mane Drizës është i pazakontë, nëse jo unik.

Pas krimit në vitin 1999 në Londër, ai u arratis drejt Italisë ku bëri dy vrasje të tjera. Ai ekzekutoi shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj. Për këto krime u dënua në vitin 2002 në Itali dhe në Qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Stefan Bledar Mone, krim për të cilin u dënua sot.

Ndërsa më 11 Prill të vitit 1997, Mane Driza dhe babai i tij vranë at e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, në fshatin Bishan të Fierit. Më pas u arratis drejt Anglisë duke pretenduar se ishte një shtetas kosovar që po emigronte për shkak të luftës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 03/04/2019 21:51

    Mane hajdari

    Përgjigju
  • Toni: 03/04/2019 18:32

    Pak I paskan dhen legenit , per 11 a 13 vjet del

    Përgjigju
    • Cuka: 03/04/2019 21:52

      Kush te tha ty qe del per 11-13 vjet ? Ai minimumin ben 20

  • Fredi: 03/04/2019 16:33

    Al Paleshua ose Al Palaçoja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?