Kronikë
Top 24

Ekzekutoi pronaren me urdhër të burrit, dënohet me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtna

12 Mars 2019, 11:35| Përditesimi: 12 Mars 2019, 15:01

  • Share

Gjykata për Krime të Rënda dënon me burgim të përjetshëm, Fatjon Karmeshtnen, për vrasjen e Suela Sulës, në prill të 2016-ës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm në një vendim të qershorit 2018.

35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016  ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sul, nënë e tre fëmijëve.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e mobilerisë.

Audio-përgjimi mes Fatjon Karmeshtnës dhe Sadetin Sulës

Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari. 

Suela dhe Sadetin Sula

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fahri Spiuni: 12/03/2019 12:39

    Mir ky Fatjoni u denua me burgim te perjetshem dhe e meriton per vrasje,dhe qe nuk pati para ti jipte gjygjtareve per denim me te zbutur siç i dhane atij kriminelit qe kishte pare dhe qe bleu gjykatesit dhe u denua me 25 vite burg per vrasjen e 4 oficerave te policise turp per keto paliaço te drejtesise per keto denime.

    Përgjigju
  • Fredi: 12/03/2019 12:09

    Nqse nje mashkull arrin te thotë se ka frikë kete apo atë dhe per me teper frike se mos I merrnin gjysmen e mobilerise dhe per kete arsye arrin dhe ne vrasje qe eshte akoma më shtazeri, tregon se eshte mu.t mu.ti, baj gë me duar në b....thë, burrec, “sakat”, i pazoti dhe kryesisht dështak. Të tilla fundërrina duhet te egzaminohen perpara se te lejohen te martohen.

    Përgjigju
    • Fred-sumcja: 12/03/2019 14:12

      Kollaj e ke ti torre prapa ekranit po kur ke punuar si skllav e martohesh me ndonje pabukse qe pasi te ben 3 femije te kerkon gjysmen e pasurise dhe si rruhet fare ca ben ti me pas nuk esht aq kollaj te mos biesh pre e terbimit dhe ky tipi thjesht ska pas bole me e vra vet prandaj ka perdor kte zarin.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?