Erjon Goxhara në seancë në Gjykatën e Tiranës

DËSHMITË/ Plagosja për tradhti! Gruaja e policit zbulon 2 episode të rënda kundër burrit

23 Gusht, 14:09| Përditesimi: 23 Gusht, 14:19

  • Share

TIRANE - I penduar u shfaq në gjykatën e Tiranës, efektivi i Policisë Erjon Goxharja, për plagosjen e Lorenc Kostës, inxhinierit në ERE, me të cilin gruaja e tij juriste në këtë institucion, kishte pasur lidhje intime, një herë të vetme, sipas dëshmisë së saj.

Pavarësisht kërkesës së avokatëve për masë të butë nisur nga tronditja e rëndë, gjykata caktoi arrest me burg ndaj policit 45-vjeçar, në akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Deri në daljen e ekspertizës së armës me të cilën Goxhara qëlloi Kostën poshtë shtëpisë së tij te “Komuna e Parisit”, prokuroria po heton edhe për armëmbajtje pa leje, pasi ende nuk është e qartë nëse është pistoleta e shërbimit. Me kërkesë të avokatëve, Gjykata pranoi të bëhet ekspertizë për gjendjen psikike të policit në Drejtorinë e Migracionit në Tiranë.

Në dëshminë e bashkëshortes të cilën Report Tv e siguron, ajo thotë se ka krijuar afrimitet me Lorenc Kostën, një vit pasi kishte filluar punë te ERE. Ai krijoi pëlqim për të dhe në një moment dobësie, gruaja deklaron se ka patur një raport intim me të, e pas këtij momenti i ka vendosur barrierë për të komunikuar vetëm për punë.

”Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë me kolegun e  punës. Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi tregova, është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike. Një javë pas këtij konflitki, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”, tha në polici, bashkëshortja e Erjon Goxharës

Bisedën e tensionuar të çiftit ditën kur Goxhara shkoi të plagoste kolegun e gruas, e rrëfen nipi i policit, në dëshminë e tij dhënë për hetuesit.

“Pasi ka mësuar tradhtinë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Më 19 gusht, në prezencën time teksa pinin kafe në një lokal Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja t’i kërkonte falje, por që nuk ka ndodhur. Ai ka tentuar ta godasë por unë nuk e lejova. E shoqërova gruan e Erjonit për në banesë ndërkohë që ajo godiste veten me grushte në fytyrë”, tha në dëshmi nipi i policit.

Pas këtij takimi, efektivi shkoi më makinë në lagjen ku banon inxhinieri i ERE-s dhe pasi e pa në trotuar ju afrua duke i thënë se kanë dicka për të sqaruar, dhe e qëlloi me gjashtë plumb anë pjesën e këmbëve.

Konfliktet në familje mbi dyshimet për tradhti i ka përjetuar edhe djali i çiftit, i pari që Ejron Goxhara mori në telefon pas plagosjes, dhe me të cilin pasi shkoi në këmbë deri pranë Shkozës, shkuan me taksi në zonën e Thesarit pranë Dajtit, aty ku mundi t’i largohet me vrap dy kolegëve që e panë dhe i kërkuan të ndalojë. Në dëshminë dhënë në polici, djali tregon se ka shkuar më tej në drejtori për të folur me hetuesit i shoqëruar nga daja i tij, edhe ai efektiv policie.

Polici 45-vjeçar u vetëdorëzua pas rreth 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qirsi Grus juristit..: 23/08/2024 15:06

    Edhe ty jurist tu q… gruaja, po spaske Burreri ta kapesh

    Përgjigju
  • Juristi: 23/08/2024 14:57

    Asnje ekspertim i rreme per gjendjen psikike te ketij fshatari te koruptuar nuk e shpeton dot nga akuza. Ka qelluar nje qytetar te paarmatosur per asrye krejtesisht personale dhe qe nuk lidhen me detyren. Parate me thase qe ka ne shtepi sipas gruas tregojne per korupsion dhe shperdorim detyre. DUHET TE DENOHET PER AQ SA MERITON, AS ME PAK DHE AS ME SHUME.

    Përgjigju
    • Dashi: 24/08/2024 13:18

      I Lunte DoraÇobsni qëllon me arme UJKUN SEI HSN DELET Mezaahi i policit Kush prek kufirin kydh prek Familjen Gjen Vdekjen Shteti Duhet ra dekorojë se Mbron Faliljen e Inxhinjerin Shteti Duhet ta vare 7nxh7njerin se me veprimet e tij Shkateron Familjen e Tjetrit

    • Mondi: 23/08/2024 23:09

      Fiks

    • Geri: 23/08/2024 20:10

      Po ti nga e kuptove qe qeka fshatar i koruptuar apo nga qe je vet katunar i trash. Myllini more gojen e lereni te tjeret ne hallin e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?