Armët e sekuestruara adoleshenteve

Kronikë

Dy adoleshentë ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Kamzës! Qëllonin në ajër me pushkë teksa lëviznin me makinë rrugëve, arrestohen

2 Nëntor 2021, 12:08| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 12:11

  • Share

Një ngjarje sa absurde aq edhe e rrezikshme ka ndodhur në Kamzë, ku dy adoleshentët teksa lëviznin me një makinë qëllonin në ajër me armë. Kjo është denoncuar nga banorët e zonës, ku policia gjatë operacionit të koduar “Adoleshentët”, arrestuan një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

Dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, ku u arrestuan nga policia.

Në pranga përfunduan E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. 

16-vjeçari është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me 18-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë. 

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?