Albion Marku dhe Rustem Hoxha

Sport

Dy afrime në mbrojtje, Dinamo lëviz në merkato

4 Korrik 2023, 09:46| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 09:47

  • Share

Sezonin e ri Dinamo do jetë pjesë e Superligës së futbollit, me Blutë që janë duke lëvizur në merkato, teksa kanë prezantuar dy afrimet e reja. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Albion Marku dhe Rustem Hoxha.

Marku luan në krahun e djathtë, teksa Hoxha në qendër të prapavijës, me "Nëndetësen" që ka prezantuar lojtarët edhe në prezencë të presidentit Ardjan Bardhi.

Veç tyre, Dinamo ka gjetur akordin edhe me dy lojtarët e Bylis, Lorran dhe Kaçori. Blutë e kryeqytetit kanë nisur të lëvizin në merkato, me 18-herë kampionët e vendit që kanë bërë prezantimet e para. Veçse në fushë, Dinamo ka menduar edhe për stafin, me Sabien Lilaj që projektohet në një rol drejtuesi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?