Dy agjentë i shkojnë në zyrë, Sali Berisha refuzon t'i takojë: Rama solli mercenarë! I bllokojnë pasaportën dhe i komunikojnë masën e sigurisë

21 Tetor 2023, 22:50| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:47

  • Share

Dy përfaqesues të Policisë së Shtetit ia befën këtë mbrëmje në selinë e Rithemelimit për t'i komunikuar Sali Berishës masën e sigurisë detyrim paraqitje si dhe për t'i marrë pasaportën, në zbatim të vendimit që GJKKO ka firmosur ndaj tij për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Ndërsa Sali Berisha ndodhej në zyrën e tij, ku u strehua pas konferencës së jashtëzakonshme ku mbrojti veten ndaj akuzave dhe masës së sigurisë, dy efektivë të drejtorisë së policisë Tiranë hynë në selinë e Rithemelimit rreth orës 22:50 minuta.

Agjentët Gentian Ndoi dhe Elvis Doda u ngjitën fillimisht në katin e dytë, ecën në korridorin e ish SHQUP-it, por nuk u pritën nga vetë Berisha për t'i komunikuar masën e sigurisë. Kreu i Rithemelimit vendosi të hapë derën e zyrës dhe të lërë selinë vetëm pas largimit të oficerëve, ndërsa u shpreh se nuk mund të pranonte t'i priste për të mos shkelur Kushtetutën. 

Për prezencën e tyre në seli, Berisha tha se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, ndërsa efektivët i quajti mercenarë. Prerazi Berisha tha se deputetit s’mund t’i kufizohet asnjël lloj lirie, pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.

Berisha mbërriti në seli pak orë pas arrestimit të dhëndrit të tij, dhe mbajti një konferencë për shtyp ku e mbrojti ndërsa akuzat ndaj tij dhe dhëndrit i cilësoi si politike.

 

Ora 00:29
Berisha del nga zyra: Refuzova të takoj oficerët e policisë, nuk mund të shkelja Kushtetutën

 

Sali Berisha ka lënë selinë blu disa minuta pas largimit të oficerëve të policisë që shkuan për t'i komunikuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nga GJKKO për aferën e ish kompleksit Partizani.

“Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramën i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Në 2012 unë kam çuar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto por kundërshtari më i egër ishte Edi Rama. Ai ka panik. Kishte dërguar siç e patë vetë oficerë të lartë dhe siç është e vërteta jo nga prokuroria por nga drejtori i krimit ekonomik që nuk mund të vinin kurrë por të shtruar në mercenarë erdhën. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën. Unë nuk i takova fare. Unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës, po ti takoja do u thoja çojani Edi Ramës. Ahjo që nisi është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mleksë por pa kthim”, tha ai.

Ora 00:05
Berisha me masë sigurie për ‘Partizanin’, Bylykbashi: Prokuroria dhe Gjykata shkelën Kushtetutën, i kufizuan lirinë një deputeti, show politik

 

Nga selia blu pasi efektivët e policisë i komunikuan masën e sigurisë detyrim paraqitje Sali Berishës për aferën e ish-kompleksit Partizani, Oerd Bylykbashi e quan këtë një show politik. Sipas tij SPAK dhe GJKKO kanë shkelur kushtetutën duke i kufizuar lirinë një deputeti.

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD.

Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet. Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cenueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë. Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri kushtetuese. Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë. Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit.”

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 22/10/2023 14:02

    Po te jesh I pastër ske nevoj ti druhesh kerkujt. e keni bere kyt vend per 30 vjet cop tu zgrap ne te gjitha anet.Mere me sportivitet

    Përgjigju
  • e Verteta;: 22/10/2023 09:50

    Jemi nen DIKTATURE e USA-NATO (sepse ne AlbaColumbiStan te gjithe politikanet me ne krye PSYKYKRYEMINISTRIN duhen cuar ne SPAC dhe jo ne SPAK)...zgjohuno o popull

    Përgjigju
  • jor: 22/10/2023 08:59

    Ore ropt ne pidh tja qijne ktij pleres,shpirtin nga bytha tja nxjerrin. Ktij e gjithe politikaneve te tjere.

    Përgjigju
  • Valteri: 22/10/2023 08:30

    Pak a shume me te njejtin pompozitet dhe eufori publiku i partise soc,komuniste e pate bere tornado kur legeni Basha nga diktati dhe urdheri i Edvin Vuqiq Rames per ta perjashtua dr Berishen nga PD ja..por sa vite kaluan dhe asnje rresht askund per "korrupsion te Berishes dhe broqkulla te tjera"..Ndaj dhe kjo "afere" e porositur nga Edvin Vuqiqi ne gjukate rrexohet si busti i Hoxhes..

    Përgjigju
    • @Valterit: 22/10/2023 09:34

      O Vlater te qifsha robt ty Saliut Rames Metes dhe gjithe robqirave te tjere si ty ,ne Shqiperia ka shume mutra si ty qe nuk behet ky vend.

  • Sifi: 22/10/2023 07:42

    Po cfar flet o ish tiran i qeverise? Kush e pyet Ranen ne drejtesi dhe sidomos ne SPAK! Iku koha kur arrestimet ,hetimet dhe denimet ipeshin nga zyra yte . Ka prova orandaj arrestuan kaubojsin tend.Prit se ka Gerdecin, privatizimin e CEZit ,11Janari dhe shume te thera . Per mua Sali efendi kho eshte dosja me e lehte se nuk permban vrasje

    Përgjigju
  • Scutari: 22/10/2023 07:35

    Tepër vonë! Na ka harxhuar 33 vjet demokraci me rrëmuja dhe vazhdon ende të thurë komplote djallëzore për t'i shpëtuar ligjit!

    Përgjigju
  • Mirditori: 22/10/2023 07:13

    Mos pasqyroni asbjë lajm pëy kriminekin e Tropojës,sepse kështu ai merë rëndësi.Ai është shkatërusi i ATDHEUT.

    Përgjigju
  • ylli: 22/10/2023 06:09

    Aaaaa prandaj paske bo luftë me hy në Parlament se e paske dasht per imunitet për ditë të këqija.

    Përgjigju
  • Maksi: 22/10/2023 04:43

    Estrada e ketyre nuk paska fund. Nuk ka nevoje ti marre kush pasaporten si mase sigurie. Le qe nuk ekziston ne ligj. Tjetri e kà blere me leke, si te gjithe. Ndalimi i daljes nenkupton qe nuk lejohet te dale, ka shenim ne TIMS dhe tutje matane. Nejse. Shyqyr qe po qerohet nje ish komunist periferik dhe spiun i administrates amerikane te viteve 90. Qe shkaterroi vendin dhe minoi Kosoven. Po me kuadrin enverist qe ka kapur shtetin ngado cdo behet? Apo ti leme edhe ca amerikanet e epokes "digjitale" te lozin me Shqiperine ramiste.

    Përgjigju
  • Fadili: 22/10/2023 03:49

    Ne litar qenin!

    Përgjigju
  • Iris: 22/10/2023 03:35

    Ata nuk jane agjente te thjeshte te policise,ata jane G-Men shqiptare.Do te kishte qene me spektakolare sikur t'i kishin vajtur mu ne mes te konferences per shtyp qe po jepte,para gjithe kamerave,mediave e gazetareve dhe t'ja kishin komunikuar direkt mandatin.Njerezit e FBI amerikane jane te njohur per veprime-surprize te tilla,por agjentet tane jane akoma /discreet/.

    Përgjigju
  • Beni: 22/10/2023 00:46

    Ti kane sjelle Amerikanet dhe jo Rama,se te ishte per Ramen nuk te hynte gjemb ne kembe

    Përgjigju
    • E verteta: 22/10/2023 08:36

      Sakte dhe pa gabime!

    • ylli: 22/10/2023 06:09

      Është hera e dytë që po më pelqen

  • Ledina: 21/10/2023 23:52

    21 tetori i vitit 2023 do te zbardhe 21 jaanrin e zi te vitit 2011; gjaku i pafajshem i derdhur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" kerkon shpagim!

    Përgjigju
  • Aaa: 21/10/2023 23:14

    Saliu eshte trim,biles trim i qartur.Nuk do firmosi as nuk do dorezoje pasaporte.Punonjesit e policise do i nxjerri jashte.Pra eshte trim i qartur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?