Foto ilustruese

Kronikë

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, plagoset 65-vjeçari! 25-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në rrugë

7 Maj 2021, 22:50| Përditesimi: 7 Maj 2021, 22:52

  • Share

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet që drejtohej nga një 25-vjeçare me inicialet F. H.,  ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Fatmirësisht si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit.

Ndërkohë, vetëm 35 minuta më pas, një 65-vjeçar, këmbësor, është përplasur nga një makinë me drejtues një 21-vjeçar me inicialet E.M.. Aksidenti u regjistrua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa 65-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?