Foto ilustruese

Dy aksidente brenda pak minutash në Vorë, plagosen tre persona dhe një fëmijë dy muajsh

1 Korrik 2020, 13:48| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 13:49

  • Share

Dy aksidente janë rregjistruar në Vorë mesditën e sotme brenda pak çastesh, duke bërë që të mbesin katër të plagosur.

Konkretisht rreth orës 12:40 mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si rrjdhojë e këtij aksidenti kanë mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjetit si dhe bashkëshortja e tij M.M dhe fëmija e tyre vetëm dy muajsh, të cilët ndodhen në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në një tjetër aksident të ndodhur pak minuta më parë janë përfshirë dy automjete me drejtues Q. K dhe R. Q ku për pasojë ka mbetur i plagisur Q. K, i cili nddohet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?