VIDEO/ Dy aksidente brenda pak minutave në Lezhë-Shkodër, mes 3 të plagosurve janë edhe 2 gra! Policia nis hetimet për shkaqet

1 Tetor, 13:28| Përditesimi: 1 Tetor, 13:32

  • Share

Lezhë- Dy aksidente me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme (1 Tetor) në Lezhë, brenda pak minutave.

Mes të dëmtuarve janë edhe dy gra pasagjere në mjete, në dy aksidente të ndodhura në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Policia vendore bëri me dije se aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Balldre, ku janë plagosur dy gra dhe tjetri në Piraj, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i një motoçiklete.

Te plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa policia po vijon të hetojë shkaqet e aksidenteve.

Nën hetim janë edhe dy drejtuesit e mjeteve, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?