Foto ilustruese

Kronikë

Dy aksidente brenda pak minutave në Tiranë! 26-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përplas një të mitur e një të moshuar! Në rrugën 'Unaza' një i ri përplas një 48-vjeçare dhe largohet

8 Nëntor 2021, 14:12| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 14:14

  • Share

Dy aksidente me tre të plagosur janë regjistruar brenda pak minutave ditën e sotme në Tiranë. Në rrugën " Hoxha Tahsim" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar një të mitur 17-vjeç me inicialet A.Sh, i cili po lëvizte me biçikletë dhe një 78-vjeçare me inicialet B.K.. Ata janë dërguar në spital ku po marrin kujdesin e duhur mjekësorë.

Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar edhe në rrugën "Unaza", ku një 26-vjeçar me inicialet Xh. P., me automjetin e tij ka përplasur shtetasin B.A., 48 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I riu nuk është kapur ende nga policia, ndërsa 48-vjeçari u dërgua në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?