Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë-Thanë

Kronikë

Dy aksidente me dy të plagosur në Qafë-Thanë e në Fier

20 Maj 2019, 12:41| Përditesimi: 20 Maj 2019, 13:03

  • Share

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në afërsi të Qafë-Thanës ditën e sotme. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë makina e tij është përplasur me një shtyllë elektrike dhe është deformuar e gjitha.

Nga përplasaj drejtuesi i automjetit është plagosur por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkaku i këtij aksidenti është lagështia në rrugë.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë-Thanë

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Fier. Një punonjësi e pastrimit e cila duke pastruar rrugën kryesore pranë shkollë Industriale në këtë qytet është përplasur nga një automjet. Gruaja në fjalë është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësja e pastrimit që u aksidentua

Kujtojmë se një tjetër aksident ndodhi sot në aksin Elbasan-Librazhd, ku një automjet tip Opel me targa greke është përplasur me trafikndarësen duke pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy persona.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?