Aksidenti në Tiranë-Durrës, 17 shkurt 2025

Kronikë

Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri

18 Shkurt, 15:57| Përditesimi: 18 Shkurt, 18:37

  • Share

Një 70-vjeçar që përplasi me makinë 4 persona mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës është vendosur në pranga nga policia e Tiranës. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë shoferi Gëzim Muçaj, 28 vjeç, i cili po shkonte për në punë së bashku me tre të tjerë.

“I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas  që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Gëzim Muçaj., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Ndërkohë po ashtu është arrestuar edhe një 22-vjeçar që përplasi me makinë për vdekje një 36-vjeçar në Thumanë një natë më parë. 

“D. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?