Kronikë

Dy aksidente njëri pas tjetrit te ‘Pushimi i shoferit’ në Lushnje, lëndohet një person! Përplasen tre automjete, një tjetër goditi barrierën (VIDEO)

3 Shtator, 09:25| Përditesimi: 3 Shtator, 09:38

  • Share

Dy aksidente u shënuan mëngjesin e kësaj të mërkure në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnje.

Një aksident me përplasje në seri u shënua në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një automjet tip Caddy goditi nga pas një automjet tip Benz, ndërsa ky i fundit u përplas me një tjetër Benz. Nga përplasja ka mbetur një i lënduar, që është dërguar në spital, ndërsa makinat kanë pësuar dëme materiale.

Aksidenti tjetër u shënua në mes të kryqëzimit te “Pushimi i Shoferit”, ku një automjet tip Skoda përfundoi te barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidenteve.

Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në autostradën Lushnje-Fier mbetet një njollë e zezë në qarkullimin rrugor derisa të jepet zgjidhje përfundimtare sipas projektit fillestar të autostradës, i cili parashikonte mbikalime për automjetet që vijnë nga Krutja drejt Divjakës dhe anasjelltas.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?