Të shohësh ministren shqiptare të Shëndetësisë teksa pozon me buzëqeshje të ndryshme në 8 nga 14 fotot e postuara në faqen e saj në Facebook ditën kur gruaja e pedagogut të fakultetit të Arteve, Genci Fuga, kërkon ndihmë dëshpëruese për të mbledhur parà për operacionin jetëshpëtues në një spital privat në Tiranë, thotë shumë. Ta shohësh të njëjtën ministre aq të gëzuar edhe ditët më pas, pa asnjë shpjegim për shoqërinë, në plazhin në Shëngjin, tregon akoma më shumë.
Nuk është kollaj të shkruash këto rradhë në një vend ku jeta e shumicës së shqiptarëve të ndershëm, qofshin ata artistë, policë, mësues, vetë mjekë, punëtorë të fushave të ndryshme, nëse nuk kanë kursyer atë shumën “magjike” të operacioneve që kalojnë mbi 10 mijë euro në privat apo jashtë Shqipërisë, është në dorën e grumbullimit të parave në facebook apo në një vendim të shpejtë qeverie. Kushdo mund ta përfytyrojë vetën me një foto të buzëqeshur, ku poshtë shkruhet: Të ndihmojmë një mik!
Ende sot nuk kemi një përgjigje nga institucionet: Përse pedagogu Genc Fuga nuk u dërgua nga urgjenca spitalore në Spitalin publik dhe përse nuk ju bë aty ndërhyrja në kokë për të shmangur më tragjiken?!
Është e sigurtë që goditja që pësoi Genci nuk është e para dhe as e fundit për një njeri, ndërkohë që fakti nëse bëhet apo jo publik, nëse mësohet apo jo nga masa e gjërë e shqiptarëve, ka të bëjë vetëm me rëndesën e sëmundjes dhe trashësinë e portofolit të kujt i bie për pjesë.
Nuk ka kaluar shumë kohë kur artisti, (ironi e fatit), pat dhënë një tjetër alarm që nuk duhej të kalonte as me indiferentizëm, as pa reaguar nga institucionet. Një familje me dy të punësuar në Shtet, nuk arrin fundin e muajit. Ndjehet e pafuqishme të krijojë të ardhura të mjaftueshme përballë shtrenjtimit të jetës. Ndjehet e dështuar në misionin e prindërimit dhe të sigurimit të të ardhurave në rrugë korrekte, të ndershme.
Dhe nuk mund të themi se Genci nuk është nga optimistët dhe besuesit në përmirësimin e përvitshëm të Shqipërisë. Por sa vlerë ka e gjitha kjo, kur shumë shqiptarë duhet të enden dyerve të spitaleve private, t’i falenderojnë ata publikisht, të mbledhin të ardhurat përmes apelimeve në rrjetet sociale, atëherë kur familjarët dhe vetë ai duhet të përqëndrohen të mbeten në këtë botë ashtu korrektë, dinjitozë, të drejtë dhe të mirë.
Ngjarjet nuk ndodhin rastësisht, pedagogu Genci Fuga me jetën e tij na ka dhënë dy alarme të dhimbshme, të cilave nuk mund t’iu përgjigjemi me pasarelat mediatike të ministres sonë të shëndetësisë.
Meqë Shteti ka dështuar në ofrimin e shërbimeve në shëndetësinë publike, me paratë e sigurimeve shëndetsore që i merr gjthsesi, duhet të rimbursojë 100% kurimin tek privati.
PërgjigjuEshte drame kjo qe po ndodh, kjo eshte ajo qe punedhenesi nuk ja siguron punonjesin siguria sociale (Shendetesi, arsim, drejtesi, azil, polici, mbrojtje nga fatkeqesite) Ndaj dhe punonjesi iken, sepse rroga qe merr, i mjafton per nevojat e veta, kurse taksat qe paguajne punedhenesit per to per te mbuluar sigurine sociale (Shendetesi, arsim, drejtesi, azil, polici, mbrojtje nga fatkeqesite) abuzohet dhe vidhet diten per diell. Suksese Rilindjes bashke me partine e vules.
PërgjigjuEksperienca e fituar prej 20 vitesh karrierë pranë të gjatit i ka mësuar Zv.Ministres Manastirliu që të buzëqeshë gojëhapur jo vetëm për llogari të Sulltanit por edhe në aktivitetet që organizon pasardhësi.
PërgjigjuI uroj sherim te shpejte aktorit dhe pedagogut Genc Fuga ,te kthehet sa me shpejte prane familjes se tij.Cifti ben nje jete te thjeshte,te ardhurat e tyre jane si te ardhurat e gjithe familje intelektuale qe rrojne me pune te ndershme.Shume mire ka bere bashkeshortja e tij Eni qe ka kerkuar ndihme,nuk eshte turp te kerkosh qe te ndihmojne per jeten e nje njeriu te çuar Turp eshte te vjedhesh,mashtrosh e te merresh me shume pune te pista. O njerez neper spitalet private pacient I çojne vet keta shefa pavionesh ose kirurge te degjuar gjoja se ne QSUT po te behet operacioni nuk jane kushtet etj et,kjo per arsye se ata ose kane aksione ose marrin shume te madhe lakesh ne spitalet private HASAN /Hyseni eshte kirurgu qe do kryente operacionin ne shtet dhe po ky Hasan / Hysen Fajin e ka shteti qe nuk investigon pse kete pacient kirurg Hasan/ Hyseni nuk ja kreu operacionin ne QSUT por e çoj tek privati. Nqse tek spitali privat kane qene te gjitha kushtet dhe ska patur mangesi te denohet kirurgu jo me heqje nga puna por te pageant koston qe pagoj familja tek privati 2-Shteti perseri ka fajin pasi mos ti japi licensen e ushtrimit te aktivitetit nje spitali privat nqse Ai ska te miratuar Stalin e personelit te mjekeve dhe infermiereve Ne Itali mjeku e ka me lights o do punon ne sektorin shteteror ose ate privat nuk ka qe I bene te dynasty Le te behen shembuj ca matrapaze qe jeten tone e konsideron si te ishim qepe e domate Shteti mbahet nga taksat tona dhe eshte ai qe duhet te na mbroj ne nga keta gjahtare te pameshirshem
PërgjigjuE vertete njerezit normal jane ne meshire te fatit kurse ministra e politikane kurohen jashte shteti dhe askujt nuk i ben pershtypje sepse ka nja 30 vjete keshtu...ptuu fare e keqe politikanesh . Dhe mos haroni me votu prape ne 2025 popull
PërgjigjuPo pse duhet te jap kontribut pikerisht per Genc Fugen,sa Genc Fuga ka kjo shqiperi qe vuajn keshtu,graja e genc Fuges mos te dali ne mesioni televizive te reklamoj shtepin lluks qe kishin diku ne perferi te tiranes,ose fundja shendeti eshte shendet,te sheshi shtepin dhe te kuroj bashkeshortin sic nejn te gjithe,te marri nje kredi ose dick te tille,mos te rri duke lypur lek ne portale,por ti japi drejtim gjerave sic bejn te gjithe,te ndaloj jeten e luksit te ndaloj rekalamimet per shtepin e luksit ,kjo eshte nje turp,keqardhje per gjigandin Genc Fuga,por turp per menyren si po trajtohet duke lypur lek ne portale nderkoh qe kan shume zgjidhje.
PërgjigjuEpo mos permendni te shesi shpin ky me nusen e vet kur ka njerez me shum me shum mundesi qe se bejn po i ndihmon shteti ok bosi?
Alarmi parë operacione te tilla duhen te behen nga makineria gjigande QSUT. Esht qesharake qe zv/ ministrrja pranon parate e qeverise pare per tu kuruar jasht sitemit publik te shendetesise. E dyta, po na bejne te besojm qe na duhet nje pun fët e fët dhe pa kualifimim, qe parate te te dalin per kete jete qe po behet gjith je më e veshtire per ata qe marrin thjesht nje rroge.
PërgjigjuMire e ke thene, por kush po degjon, dhe kur degjojne cfare bejne, dhe kur bejne dicka e bejne per show.
PërgjigjuKu ka bythe ministrja ti dali kunder petreles me shoke. Pse nuk dalin ne nje deklarate te japin shpjegime. Turp
Përgjigju