Lulzim Basha

Politikë

Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu

14 Janar, 08:19| Përditesimi: 14 Janar, 08:20

  • Share

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar pas dy atentateve të fundit, duke theksuar se këto ngjarje dëshmojnë degradimin e ligjit dhe rendit në vend. Basha thotë se kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, dhe që sipas tij është tradhtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin.

Basha shprehet se Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për të rikthyer dinjitetin dhe autoritetin e forcave të rendit.

“Krimet e rënda mafioze të dy ditëve të fundit dëshmojnë tragjikisht degradimin e ligjit dhe rendit në vend, sepse politika “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” është dorëzim pa kushte i shtetit. Kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, por, në fakt, është tradhtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin, duke i dhënë atij guxim të veprojë mbi ligjin dhe të sfidojë uniformat blu.

Ky bashkëpunim i turpshëm ndërmjet pushtetit dhe grupeve kriminale, nuk është më thjesht një statistikë, por rrezikon jetën dhe qetësinë e çdo familjeje shqiptare. Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për ta goditur atë me vendosmëri, duke iu rikthyer uniformave blu, dinjitetin dhe autoritetin, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Asnjë vend nuk mund të ecë përpara, kur kriminelët ndihen më të fortë se ligji”, shkruan Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?