TIRANË- Dy avion luftarak grekë janë parë të fluturojnë ditën e sotme në hapësirë ajrore në jug të vendit. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku mësohet se bëhet fjalë për një stërvitje në kuadër të Aleancës dhe se është bërë koordinimi me palën shqiptare.
Kjo stërvitje e quajtur " Tango Scramble" ka përfunduar me sukses në orën 12:46. Kujtojmë që Greqia dhe Italia janë shtet që kujdesen për ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare në kuadër të Aleancës.
Ndërkohë po sot një avion i 'Air Force United State' është ulur në pistën e Rinasit. Bëhet fjalë për zyrtare ushtarak amerikan që janë nisur nga Belgjika, një ndale në Tiranë dhe më pas në Portugali.