Dy biznese 'bien pre' e skifterëve me maska në Tiranë

13 Shkurt 2020, 19:49| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 20:13

  • Share

Dy grabitje kanë ndodhur ditën e djeshme në vetëm pak orë në Tiranë. Përkatësisht në rrugën "Kongresi i Lushnjes" dhe "Muhamed Gjollesha" ku pre e grabitjes kanë rënë dy biznese.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka tentuar te grabisë me dhunë një supermarket në rrugën kongresi Lushnjes në pronësi të I.S. Autori i grabitjes ende i paidentifikuar pasi ka konstatuar që kasa ku mbaheshin paratë ka qenë e mbyllur është larguar.

Ndërsa në rrugën "Muhamed Gjollesha" një person i armatosur ka tentuar të vjedh me dhunë një agjenci turistike udhëtimesh në pronësi të O.M.

Lidhur me të dy këto grabitje policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?