Dy ‘Boeing Ryanair’ gati përplasen në fluturim! Operatori francez shmangu 344 viktima

28 Shtator 2020, 16:23| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 16:30

  • Share

Dy avionë Boeing të kompanisë ‘Ryanair’ me përkatësisht 184 dhe 160 persona në bord rrezikuan të përplaseshin gjatë fluturimit për shkak të një anomalie në sistemin e alarmit të përdorur nga kontrollorët e trafikut ajror dhe udhëzimeve kontradiktore të dhëna nga dy kontrollorët.

Ngjarja ka ndodhur në Spanjën veriore më 2 tetor të vitit 2018 dhe për të cilin është bërë e njohur vetëm tani falë një raporti të botuar nga komisioni spanjoll që merret me hetimin e aksidenteve të aviacionit civil.

Të dy Boeing 737, njëri duke i nisur nga aeroporti Santiago-Rosalía de Castro dhe tjetri nga Sevilja, gati u përplasën në ajër në një lartësi prej dhjetë mijë metra.

I vetmi që bëri të mundur të evitohej një tragjedi me përmasa historike ishte ndërhyrja e një kontrollori të trafikut ajror francez në qytetin e Bordo-s, i cili sapo ishte kthyer nga pushimet.

Në raportin me rreth njëzet faqe shkruhet se në ekranet e kontrolluesve të tokës, duhet të ishte aktivizuar sistemi “STAC PAC”, pra alarmi që ndizet dy minuta (pragu i tolerueshëm) para se avioni të arrijë një distancë minimale me avionin tjetër.

Sidoqoftë, sistemi nuk kishte funksionuar për shkak të një defekti në softuer që u zgjidh më vonë.

Në raport thuhet se pasi avionët u lajmëruan pas alarmit të dhënë nga kulla franceze e vrojtimit, kontrolluesit e trafikut në vend që të rregullonin gjendjen e komplikuan edhe më shumë situatën.

Vetëm pasi në kabinën e avionit që drejtohej për në Toulouse u dha alarmi i rrezikut të përplasjes, dy aeroplanët morën informacion nga kompjuterët në bord për të zgjidhur situatën.

Njëri prej avionëvë u ngrit në lartësi kurse tjetri nisi të humbasë lartësi me shpejtësi.

Pjesa tjetër e udhëtimit vazhdoi pa probleme deri në ulje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?