Dy botët e fëmijërisë, filmi ‘Këpuca’ nga të vegjëlit e Lezhës! Fëmijë mes lojërave e të tjerë nëpër kazanët e mbeturinave

13 Shtator 2023, 15:45| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 16:14

  • Share

Fëmijë që shijojnë lojërat e moshës dhe fare pranë tyre një tjetër që kërkon në koshin e mbeturinave mundësinë për të siguruar bukën e gojës është realiteti i dy botëve që vjen në filmin ‘Këpuca’ i regjisorit Olsi Tetaj.

Protagonistët e vegjël në film janë fëmijët e Lezhës, por realiteti i përcjellë në këtë film me metrazh të shkurtër gjendet në çdo qytete të Shqipërisë. I mituri me karrocë afrohet tek koshat e mbeturinave dhe merr vetëm një këpucë, por ky veprim ishte enigmatike për bashkëmoshatarët e tij.

Andrea Media, Xhonatan Hoti, Melisa Përlika, Stejsi Dervishi, Korado Përlika dhe Lea Ceka në të vërtetë tregojnë realitetin e përditshëm mes vogëlushëve në vend. Regjisori Tetaj veçon se Lezha ka shumë talente të vegjël në fushën e aktrimit dhe atyre u duhet dhënë mundësia, por vështirësitë ekonomike janë të mëdha.

“Ideja filloi si një projekt pune, kur unë hapa një kurs për të vegjëlit dhe pashë talentet e tyre. Lezha ka shumë fëmijë të talentuar dhe duhet ti nxitim ata. Aktrimi i ndihmon fëmijët edhe në komunikimin e përditshëm. Filmi është një zhanër shumë i vështirë edhe nga ana ekonomike”, tha regjisori Olsi Tetaj.

Dhimbja që kthehet në dashuri ishte mesazhi i këtij filmi me metrazh të shkurtër.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?