Jorge Simao

Sport

Dy ditë nga ndeshja kundër Egnatias, Olimpija shkarkon trajnerin pas vetëm shtatë sfidave në stol

5 Gusht, 11:31| Përditesimi: 5 Gusht, 11:40

  • Share

SLLOVENI, Ljubljanë - Të enjten në orën 20:00 kampionët e Shqipërisë, Egnatia do përballet në stadiumin "Stozice" kundër vendasve të Olimpija Ljubljana; për ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Conference League.

Në prag të këtij dueli, mediet sllovene bëjnë me dije se kampionët e këtij vendi kanë shkarkuar trajnerin portugez, Jorge Simao. Vetëm shtatë ndeshje ka zgjatur aventura e tij në stol, ndërsa humbja në raundin e tretë të kampionatit 0-5 kundër Celje ka "derdhur kupën".

Me lamtumirën e Simaos, skuadra e Olimpijas do të udhëhiqet nga trajneri i të rinjve Ivan Senzen kundër Egnatias, ndërsa Antonio Delamea Mlinar do ta ndihmojë atë në stol.

Simao zëvendësoi Victor Sanchez në stolin e Olimpijas, i cili pasi fitoi kampionatin, nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me Adam Delius dhe Igor Barišić në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit të tyre. Spanjolli u largua dhe Olimpija i ofroi më pas mundësinë Simaos, i cili nuk e gjeti vendin e tij në këtë rol.

Me klimën jo të mirë te sllovenët, një trajner i ri dhe nisjen jo të mirë të sezonit, Egnatia e Edlir Tetovës do kërkojë të bëjë më të mirën dhe pse jo të kalojë në fazën play-off të këtij eventi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?