Beppe Marotta ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2027 . Njoftimi u bë gjatë takimit të Bordit të Drejtorëve që u zhvillua mëngjesin e së premtes në selinë e zikaltërve në "Viale della Liberazione", me presidentin Steven Zhang të lidhur nga Kina online.
Numri një i klubit donte të konfirmonte Marottën si Administrator Sportiv pas rezultateve të shumta sportive të arritura në vitet e fundit dhe tani priten edhe rinovimet e drejtorit sportiv Piero Ausilio dhe zëvendësit të tij, Dario Baccin.
Gjatë Bordit të Drejtorëve u miratua edhe raporti i parë tremujor i sezonit 2023-24 (ai që zgjat nga korriku në shtator): xhiroja e klubit ishte rreth 166 milionë euro, një rritje prej rreth 60 milionë euro (+36% ) krahasuar me të njëjtën periudhë referuese të sezonit 2022/23.
Rezultati pozitiv është kryesisht rezultat i fitimeve kapitale të regjistruara (shitjet e Onana dhe Brozovic), por edhe nga të ardhurat më të mëdha nga të drejtat televizive, ditët e ndeshjeve dhe nga sektori i "licensimit dhe shitjes me pakicë".
Kujtojmë se të dielën në orën 20:45 luhet Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.