Dy ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur të vendosë tabelat e sinjalistikës rrugore nga rrethrrotullimi deri në urën e Çerenecit.
Mungesa e sinjalistikës rrugore ka qenë një ndër problemet themelore në këtë aks rrugor duke shkaktuar aksidente të shumta duke qenë se shumë prej drejtuesve të mjeteve tejkalojnë shpejtësinë mbi normat e lejuara. Në këtë aks rrugor veçmas tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, mbrëmjen e ndërrimit të viteve humbi jetën edhe 24 vjeçari Yllson Tasha.
Dyshohet se mungesa e sinjalistikës rrugore ka qenë një prej shkaktarëve të aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në Bulqizë ku ndërruan jetë Kujtim dhe Murat Istrefi (Vëllezër), Lulzime Istrefi 45 vjeç (gruaja e Kujtim Istrefit). Ndërsa të plagosur mbetën
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 28 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër
Policia arrestoi Edison Lazrin si përgjegjës për aksidentin që rezultoi fatal për tre persona, duke e vënë nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Edison Lazri së bashkui me Mërgim Lazrin po udhëtonin me mjetin tip ‘Benz’ me targa angleze që mori pëpara automjetin me të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurit e tjerë.
A duhet të ketë përgjegjës për këtë që ndodhi? Eshtë një institucion që harxhon miliarda dhe sinjalistika është gjëja më primare në një rrugë (qofte dhe kur ndëron një gomë) Detyrë dhe detyrim ndaj taksapaguesve të shtetit shqiptar nuk është është vjedhja e tenderave me vlera 4-10 fishuara, por standardi dhe siguria e jetës. Drejtorit TË RRUGËVE nuk i hyn në punë se një fëmijë mund të ngelet jetim,derisa të ketë milionat për të luajtur në kazino.Edhe këtë herë si përherë. Mjerë kujt i bie.
PërgjigjuSi gjithmone pas pilafit...
Përgjigju